
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka vizituar sot biznesin UniversePharma.
Aty ai u prit nga pronarët të cilëve u premtoi bashkëpunim e respekt të vazhdueshëm.
Postimi:
Bizneset si UniversePharma janë partnerë të çmuar në rrugën tonë drejt zhvillimit të Mitrovicës. Me qytetarë që punojnë e krijojnë, që ndihmojnë e besojnë në të ardhmen, do ta bëjmë qytetin tonë edhe më të mirë.
Mbështetje, bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë, sot dhe çdo ditë. 🤝








