Taksitë private i bllokojnë rrugën autobusit, e ai si për inat bllokon rrugën – Ku janë Policia e Inspeksioni?

Një ndër problemet e shpeshta në të cilin hasin qytetarët e Mitrovicës në komunikacion është parkimi i veturave vend e pa vend, gjë e cila çon në bllokimin e rrugëve e qarkullimit.
Një situatë e tillë ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Mitrovicës, por jo nga veturat e rëndomta, shkruan Mitropol.
Taksitë privat të parkuar në një nga pjesët më me qarkullim, i kanë zënë vendin për ndalim të marrjes së pasagjerëve autobusit të kompanisë “Ariani”, me ç’rast autobusi për të lidhur inat me ta ka ndaluar në mes të rrugës dhe ka penguar qarkullimin normal të veturave.
Krejt kjo situatë sikur portetizon thënien e famshme se në Kosovë ka individë më të fortë se shteti, pasi as Policia e as Inspeksioni nuk duken gjëkundi kur në pyetje është mbarëvajtja e trafikut rrugor në qytet./Mitropol/








