Medi
02LAJME

Tash e 4 orë Kçiqi pa rrymë, banorët kërkojnë të intervenohet urgjentisht

 

Tash e 4 orë një pjesë e fshatit Kçiq është në mungesë të energjisë elektrike, shkruan Mitropol.

Active

Disa banorë të fshatit Kçiq, kanë adresuar ankesat e tyre në redaksinë e “Mitropol”, të cilët thonë që janë bërë dy ditë që po përballen me këtë problem.

Ata kanë thënë se i kanë kontaktuar KEDS-in, por nga ta u është thënë vetëm se do dalin në terren dhe nuk kanë pranuar asnjë përgjigje konkrete se cili është shkaku i këtij problemi ose se kur do të ofrohet zgjidhje.

“Po bëhen vetëm ndërhyrje të përkohshme, pa asnjë zgjidhje konkrete. Pas çdo ardhjeje, rryma vjen për pak minuta dhe pastaj prapë ndërpritet.
Përkundër thirrjeve të vazhdueshme, nuk po merret përgjegjësi për rregullim përfundimtar.
Kjo gjendje po na shkakton dëme dhe vështirësi serioze, ndërsa mungesa e reagimit profesional është e papranueshme.”, tha një ndër banorët e Kçiqit për “Mitropol”.

Ata tutje kanë thënë se kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht dhe ta zgjidhin përfundimisht problemin.

Active