Aurora Group
KOSOVËLAJMESHNETA

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë: Mbi 100 fëmijë të infektuar me virus në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat dhe statistikat mbi infektimin e qytetarëve të Kosovës me virusin Covid-19, shkruan Mitropol.

Në bazë të këtyre statistikave, ajo çka bie në sy është fakti se brenda 24 orëve me koronavirus janë infektuar mbi 100 fëmijë në Kosovë.

Active 1

Në kuadër të këtyre të dhënave, MSH bënë të ditur se 33 prej tyre i takojnë grupmoshës 0-9 vjeç, 112 grupmoshës 10-19 vjeç, gjë që ndikon që numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus të jetë mjaftë i madh.

Gjatë 24 orëve MSH ka njoftuar se 21 persona kanë vdekur, prej të cilëve 3 persona janë nën moshën 50 vjeçare, ndërsa nga këta 3 persona një i vdekur i takon moshës 20-29 vjeç. /Mitropol/

Dukato 1