“Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd”, Behxhet Pacolli i ofron ndihmë Adriana Matoshit

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi, të hënën ka njoftuar se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitesh.
Në njoftimin e saj në Facebook, mijëra qytetarë, figura publike e kolegë të deputetes i kanë dhënë mbështetjen për ta përballuar sëmundjen.
Matoshit i ka ofruar ndihmë edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli.









