02LAJME

Të shtëna me armë në Vushtrri, gjenden disa gëzhoja në vendngjarje

Foto Ilustrim

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Disa të shtëna janë dëgjuar edhe mbrëmjen e së hënës në fshatin Pasomë të Vushtrrisë, por nuk dihet se kush i shkrepi.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Sinjali mëson se një qytetar ka njoftuar Policinë dhe ka dhënë dëshmitë e tij lidhur me rastin, duke thënë se i dyshuari ka gjuajtur me armë nga një veturë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 20 gëzhoja që dyshohen të jenë të armës që u përdor në rast.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe e urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.