Prishtina sonte nuk po gjen qetësi. Pas të shtënave me armë zjarri përballë qendrës tregtare “Albi Mall” në Veternik të shtëna të tjera me armë zjarri janë dëgjuar tek vendi i njohur “Kafet e Vogla”.
Në vendin e ngjarjes ka intervenuar Policia e Kosovës të cilët e kanë rrethuar me shirit sinjalizues një pjesë të rrugës.
Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, ambulanca ka marrë një person i cili dyshohet se ka marrë lëndime.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.