Premium Store
02KOSOVËLAJME

Të shtëna misterioze në agim në Mitrovicë – borxhi çon në hetime për armëmbajtje pa leje

Një incident i pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në jug të Mitrovicës, kur një qytetar ka lajmëruar policinë për të shtëna me armë zjarri pranë shtëpisë së tij, shkruan Mitropol.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:05 të mëngjesit të 25 tetorit 2025, në një lagje të qetë që, për një moment, është tronditur nga zhurma e armëve.

London

Ankuesi ka deklaruar se dyshon se pas të shtënave mund të qëndrojnë dy persona të cilëve u kishte borxh. Ai ka shtuar se është ndier i kërcënuar dhe për këtë arsye kishte mbajtur një armë të tipit AK-47, të cilën e ka dorëzuar vetë në polici duke pretenduar se e mbante për vetëmbrojtje.

Megjithatë, në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja apo dëshmi të tjera që do të konfirmonin të shtënat e raportuara. Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa një person i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Pas procedurave fillestare, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është cilësuar si “armëmbajtje pa leje” dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt./Mitropol/

Active 1