Të specializuar për operacione të kërkim-shpëtimit malor – ushtarët e FSK-së përmbyllin trajnimin e avancuar dyjavor

Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH) ka përmbyllur me sukses trajnimin e avancuar dyjavor në fushën e operacioneve të kërkim-shpëtimit malor, si pjesë e aktiviteteve të saj zhvillimore.
Qëllimi i trajnimit ishte rritja e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve për operacione malore, duke forcuar aftësitë teknike, koordinimin dhe reagimin efektiv në situata emergjente. Programi përfshiu skenarë praktikë, përdorim të pajisjeve të specializuara dhe zbatim të procedurave standarde të operacioneve malore.
Në këtë trajnim morën pjesë ushtarë të FSK-së, si dhe pjesëtarë nga Turqia, të cilët përmes modulit intensiv avancuan ndjeshëm njohuritë dhe përgatitjen e tyre profesionale. Trajnimi vlerësohet si një kontribim i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit malor.








