KOSOVËLAJME

“Tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendit”, Sveçla jep detaje mbi aktivitetin e dyshimtë të OJQ-së brenda Stacionit Policor

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje lidhur me raportimin mbi “aktivitetin e dyshimtë të një Organizate Joqeveritare, e vendosur në një aneks të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë.” Sveçla ka bërë të ditur se nga MPB kanë konfirmuar se organizata “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” ka vepruar në kundërshtim me “legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e OJQ-ve”.

“Në mëngjesin e sotëm kemi pranuar informatën mbi aktivitetin e dyshimtë të një Organizate Joqeveritare, e vendosur në një aneks të Stacionit Policor Qendra në Prishtinë. Departamenti i Organizatave Joqeveritare në kuadër të MPB-së ka konfirmuar se organizata në fjalë “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” nuk ka respektuar legjislacionin në fuqi mbi funksionimin e OJQ-ve. Pas bastisjeve është kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je.” – tha ai.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

Më tej, ministri Sveçla ka njoftuar se lidhur me këtë, janë njoftuar institucionet përkatëse të sigurisë dhe është konfirmuar se e njëjta ka veprimtari ilegale gjë e cila është vërtetuar pas hyrjes së Policisë dhe Prokurorisë brenda objektit.

“Kësisoj, kemi njoftuar institucionet përkatëse të sigurisë dhe është konfirmuar se e njëjta ka veprimtari ilegale gjë e cila është vërtetuar pas hyrjes së Policisë dhe Prokurorisë brenda objektit. Një veprimtari e tillë në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës është tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendit. Republika e Kosovës është shtet unitar me të drejta e shërbime për gjithë qytetarët pa dallim. Ka kaluar koha kur në vendin tonë tolerohej paligjshmëria.” – bëri të ditur ministri Sveçla.