
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim vrasjen e Marko Jablanoviqit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiq.
Siç ka raportuar në Polici, ai ka vërejtur se afër tij ishte një person i maskuar me armë në dorë, të cilën ia kishte drejtuar, por nuk kishte arritur të gjuante.
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shkruar të dielën në Facebook se në Leposaviq ka pasur tentativë vrasjeje ndaj Marko Jablanoviqit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiq.
Ai ka thënë se sulmuesit i ka dështuar arma që kishte planifikuar ta kryente atentatin. Po ashtu ka akuzuar Beogradin që qëndron mbrapa kësaj.
“Ngjarja tragjike nuk ka ndodhur pasi sulmuesit i ka dështuar arma automatike e tipit “Scorpion”. Nuk ka dyshim se pas atentatit qëndron regjimi i Beogradit, si dhe Radoiçiqi dhe kaubojët vendas Slavko Simiq dhe Zoran Todiq… Gjithashtu dua t’ju njoh me ngjarjet e ndodhura para zgjedhjes së Apos 2. Dihet gjerësisht se unë dhe Marko e mbështetëm Aleksandar Jabllanoviqin për të sjellë ndryshimet e nevojshme në Leposaviq”., u shpreh ai.