Tentoi ta vjedhte një barnatore në Skenderaj me armë në dorë, Policia e arreston hajnin në ora 2:00 të natës
Rreth orës 01: 48 së datës 04 dhjetor 2024, në Stacionin Policor në Skenderaj , është raportuar një rast i veprës penale “vjedhje e rëndë mbetur në tentativë”, njofton Policia, transmeton “Mitropol”.
Reagimi i shpejtë i njësive policore ka rezultuar që të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari i cili me forcë kishte tentuar të kryej veprën penale vjedhje në tentative ku cak i kësaj vjedhje ishte një (barnatore).
Te personi i dyshuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me nëntë fishekë dhe dëshmi tjera materiale qe dyshon të jenë përdorur nga i dyshuari ne veprën penale.
Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ndaj të dyshuarit Rr. G., 35 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale “vjedhje e rëndë ne tentativë “ dhe “mbajtje në pronësi, kontrolle të paautorizuar të armës”.