TEB
LAJME

Tentoi të vras dy persona në Maxhunaj, arrestohet një person në Vushtrri

Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së sotme në Vushtrri, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit të ndodhur në fshatin Maxhunaj, me armë zjarri ka plagosur dy viktimat meshkuj kosovar.

Market Florenti

Si pasojë e lëndimeve dy viktimat A. I., 28 vjeçar dhe E. O., 35 vjeçar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

TEB

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy gëzhoja ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit S .Z., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor.

TEBTEB