Premium Store
02KOSOVËLAJME

Tentoi t’i “blejë” policët me para – arrestohet një person në Leposaviq

Foto ilustrim

Dje rreth orës 10:30 të paradites, në aksin rrugor Mitrovicë – Leposaviq, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të dhënies së ryshfetit, njofton Mitropol.

I dyshuari ka tentuar t’u ofrojë para zyrtarëve policorë me qëllim që të shmangte shqiptimin e një tikete kundërvajtëse për shkelje në komunikacion.

London

Veprimi i tij është vërejtur dhe dokumentuar nga policia, e cila ka vepruar menjëherë duke e arrestuar në vendngjarje.

Pas inicimit të rastit dhe përpunimit të dokumentacionit përkatës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës rithekson që veprimet korruptive nuk do të tolerohen dhe çdo tentim për të ndikuar në zyrtarët policorë do të trajtohet /Mitropol/

Premium Store