Tërhiqet trupi i pajetë i të riut kosovar që humbi jetën në Valbonë

Pas disa orësh të vështira kërkimesh, është nxjerrë trupi i pajëtë i të riuk Kosovar që ka rënë dje nga lartësia në zonën e quajtur Maja e Thatë në Valbonë.
Zëdhënësja e Policisë së Qarkut të Kukësit Suada Sulaj tha për RTKlive se nxjerrja e trupit ka zgjatur për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Trupi i pajëtë po dërgohet në morgun e Tiranës.
Për shkak të tërrenit të vëshirë që është në zonën e majës së thatë, kërkimet kanë zgjatur dhe rreth një orë e gjysëm, është nxjerrë trupi i pajetë i alpinistit dhe po dërgohet në morgun e Tiranës”,
Siç kanë njoftuar nga policia e Kukësit, është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për ta nxjerrë trupin nga ajo zonë.
Ndërkohë edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në operacionin e kërkimit.








