KOSOVËLAJME

Tërnava: Njerëzit në nevojë janë amaneti i Zotit, ndihmojini ata duke ua ruajtur dinjitetin dhe krenarinë (VIDEO)

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit.

Me këtë rast, kreu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, iu drejtua besimtarëve islam në Kosovë me një mesazh.

Market Florenti
Koha
Florenti Company

Ai iu bëri thirrje për unitet dhe solidaritet mes vete.

Tërnava theksoi se “njerëzit në nevojë janë amaneti i Zotit mbi supet tona”.

“Mos i privoni ata nga e drejta në pasurinë tonë që zoti na dhuroj. Ndihmoni dhe mbështetni ata duke i ruajtur dinjitetin dhe krenarinë e tyre”, tha Tërnava në mesazhin drejtuar besimtarëve myslimanë në Kosovë me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit.

Muaji i Ramazanit, është më i zgjedhur tek besimtarët islam anekënd botës.

Në këtë muaj ka nisur zbritja e Kur’anit të madhërishëm.

Është muaji kur për 30 ditë besimtarët heqin dorë nga ushqimi dhe gjërat e tjera nga agimi e gjerë në mbrëmje kur edhe bëjnë iftar.

Gjatë këtij muaji, besimtarët solidarizohen më shumë edhe me të varfërit, por edhe luten për pranimin e veprave të mira dhe mëshiren e Allahut.

Me këtë rast, Ramazani ka dimension shpirtëror, moral, solidar dhe shëndetësor.

Nga agjërimi janë liruar fëmijët, shtatzënat, nënat me foshnja në gji dhe të sëmurët. Ditët e Ramazanit janë gjithashtu specifike në atë që xhamitë janë plot gjatë të pesë namazeve (faljeve), megjithëse ato mund të falen edhe në shtëpi.

Agjërimi njëmujor nuk i liron besimtarët nga obligimet dhe punët e rregullta, por u lejohet t’u përshtaten detyrimeve fetare.