“Thaçi! UÇK!”: Qytetarët e presin me brohoritje, Hashim Thaçi i përshëndet me dorë qytetarët (VIDEO)

Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë. Kjo pasi babai i tij është në gjendje të rënduar shëndetësore, shkruan “Mitropol”.
Thaçi po e viziton babanë në klinikën Interne në QKUK. Ai është i shoqëruar nga forca të shumta të sigurisë.
Gjatë kohës sa po futej në QKUK qytetarët që ndodheshin në oborr u dëgjuan të brohorisnin “Thaçi! UÇK!”.
Pas këtyre brohoritjeve, Hashim Thaçi i përshëndeti me dorë qytetarët në oborrin e QKUK-së./Mitropol/