KOSOVËLAJME

Theret me thikë një person në Drenas, dy të arrestuar

Fushata

Janë arrestuar dy të dyshuar në Tërstenik të Drenasit, pasi që atij pas një mosmarrëveshjeje e kishte sulmuar fizikisht me thikë një person.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16 e 20 minuta ndërsa sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor fillimisht në QKMF-në në Drenas dhe më pastaj është transportuar drejt QKUK-së në Prishtinë.

Florenti Company

Ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Policia e Drenasit është duke u marrë me rastin për të zbardhur rrethanat që çuan te sulmi me thikë.