
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Skenderaj, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person duke e goditur me thikë, shkruan Mitropol.
Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.
“Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.
Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.







