
Veriu.info ka raportuar ekskluzivisht para pak minutash se një person është therur me thikë në Mitrovicë.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, i cili ka treguar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Nika”, e cila gjendet afër sheshit të qytetit.
“I lënduari është i moshës rreth 20 vjeçe dhe dyshohet se ka marrë lëndime me një mjet të mpreht. Ai po trajtohet në spitalin e Mitrovicës”, ka thënë ai.
Zahiti ka thënë se akoma nuk dihet motivet e ngjarje dhe rrjedhimisht nuk ka as persona të ndaluar për rastin.








