Therrja e djeshme me thikë cilësohet si vrasje në tentativë

Dje në sheshin Skënderbeu në Mitrovicë një djalë 16 vjeçar është therrur me thikë nga një person tjetër poashtu i mitur, shkruan Mitropol.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin i cili është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF- Mitrovicë, më pas është transferuar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.