Thotë se nuk bënë politikë me pandeminë, mirëpo Xhafer Tahiri sot nuk shkoi në takimin e thirrur nga Kurti

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, gjatë ditës së sotme nuk ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në të cilin janë ftuar kryetarët e komunave, shkruan Mitropol.
Në vend të takimit Xhafa ka zgjedhur të shkojë në Qendrën e Vaksinimit në Vushtrri, dhe ta përcjellë procesin e vakisinimit nga afër.
Në këtë vizitë, Xhafa iu drejtua qytetarëve të cilët po prisnin në rradhë për tu vaksionuar dhe ndër të tjera iu tha se ai nuk bënë politikë me pandeminë dhe se e përkrahë secilin Ministër dhe i ofron bashkëpunim të plotë në menaxhimin e pandemisë.
Mirëpo, është pikërisht Xhafa i cili nuk morri pjesë në takimin e ftuar nga Kurti, ani pse në këtë takim do të diskutohej gjendja e rënduar me pandeminë.

Se a do t’i besojnë prapë vushtrriasit fjalëve të Xhafës, mbetet të shihet me 17 tetor. /Mitropol/







