Thotë se vdiq dhe u rikthye në jetë, kështu dukej parajsa

Doktorët i kishin dhënë Anita Moorjanit vetëm disa orë jetë kur kishte arritur në spital duke qenë në komë në mëngjesin e 2 shkurtit, 2006.
Në pamundësi për të lëvizur si pasojë e kancerit që kishte shkatërruar trupin e saj për rreth katër vjet, Anita thotë se hyri në një tjetër dimenzion, ku përjetoi qartësi madhështore dhe ku kuptoi jetën e saj dhe qëllimin e saj në këtë Tokë.
Ajo pretendon se asaj iu dha mundësia që të zgjidhte se a dëshiron të kthehet në jetë ose jo, dhe zgjodhi të kthehej në jetë kur kuptoi se “parajsa” është një gjendje dhe jo një vend.
Kjo më pas siç pretendon ajo rezultoi në një shërim të plotë të shëndetit të saj. Historia e saj do t’ua ndryshojë mendimet rreth vetës tuaj, qëllimit tuaj në Tokë, shëndetit, marrëdhënies dhe jetës tuaj.
Duke folur për ‘Ted Talk’, ajo tregoi historinë e saj të pabesueshme.
Dëgjojeni:








