Market Florenti
LAJME

Thyhet tradita 100-vjeçare e varrosjes së papëve

Trupi i Papa Françeskut është varrosur të shtunën pasdite në Bazilikën e Shën Marisë së madhe në Romë në një ceremoni private.

Liri

Ndërkohë në ceremoninë që u mbajt në Vatikan morën pjesë të paktën 400 mijë njerëz, përfshirë liderë të ndryshëm botërorë. Në ceremoni pjesëmarrës ishin edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

TEB

Françesku ka thyer traditën 100-vjeçare të varrimit të papëve. Ai kërkoi që të varroset në “Shën Marinë e madhe” në vend të bazilikës së Shën Pjetrit. Pra, është hera e parë që një papë nuk varroset në Vatikan, por në Romë. 

Prej sot deri më 4 maj do të mbahen mesha të përditshme ku njerëzit mund të marrin pjesë për të shprehur homazhe për vdekjen e Papa Françeskut. Kjo traditë është e njohur si “Novemdiales”.

Papa Françesku vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

Ai ishte zgjedhur Papë në vitin 2013, pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI, dhe e kishte zgjedhur emrin Françesk, si nderim ndaj Shën Françeskut të Asizit dhe veprave të tij ndaj të varfërve./Koha/

Koha