
Një shtetas serb i Kosovës ka raportuar në polici se dikush i ka thyer xhamin e pasmë të veturës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në Leposaviq, në ora 01:55 të mbrëmjes, gjersa vetura kishte targa të Serbisë, shkruan Mitropol.
Autorët nuk dihen ende ndërsa rasti është duke u hetuar.
Raporti i plotë i PK-së:
Leposaviq – Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur i kanë thyer xhamin e pasmë të veturës së tij me targa të Serbisë. Rasti është duke u hetuar.







