
Një përleshje masive mes dy grupe tifozërishë ka ndodhur më 16 qershor në një bar Gjermani para ndeshjes Angli-Serbi.
Fillimisht gazetarët anglezë raportuan për përfshirjen e shqiptarëve në grindje bazuar mbi burimet e policisë gjermane.
Siç ka theksuar Faktoje.al, nuk dihet nëse ngatërresa e shtetësisë së tifozëve anglezë në përleshje ishte e qëllimshme nga policia dhe mediat britanike për të evituar që huliganët anglezë të kërkonin hakmarrje në brendësi të stadiumit në ndeshjen e mbrëmjes të asaj dite.
Megjithatë, siç sqaron artikulli i përditësuar i tabloidit Daily Mail, dhe siç transmeton Faktoje.al, pas përfundimit të ndeshjes, në një konferencë për shtyp policia e Gelsenkirchen ka thënë se zënka e dhunshme shpërtheu mes tifozëve serbë dhe anglezë.
“Ishte një sherr mes tifozëve anglezë dhe serbë, të cilët u ndanë nga policia”, tha një zëdhënës.
Mendohet se 150 persona u përfshinë në sherrin e dhunshëm. Policia arrestoi 7 tifozë serbë dhe një tifoz anglez.
Shefi i policsë së Gelsenkirchen, Peter Both, shpjegoirrethanat:
“Grupi i tifozëve serbë ishin në restorant dhe sigurisht hëngrën atje dhe më pas një grup më i madh tifozësh anglezë u përpoqën të hynin në këtë restorant gjithashtu. Dhe kjo është pikërisht çfarë ndezi mosmarrëveshjen. Ajo që nuk themi dot kollaj tani, sigurisht, në retrospektivë, është a ishin serbët që nuk i lanë anglezët të hyjnë apo ishin anglezët që provokuan serbët. Sigurisht, kjo vështirë të sqarohet pas ngjarjes. Fakti është që kur ata u përpoqën të hynin në lokal, kishte një përleshje të menjëhershme fizike.”
Mediat kroate raportuan se mes tifozëve serbë në lokal ndodhej edhe djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Danilo, i cili u ndalua me shumë sforcim nga shoqëruesit e tij që të mos përfshihej në hedhjet e tavolinave dhe përleshjen e dhunshme.
SQARIM:
Ky artikull është përditësuar pas verifikimit të vërtetësisë nga verifikuesit e pavarur të fakteve, Faktoje.al. Nuk bëhej fjalë për përfshirjen e tifozëve shqiptarë qysh fillimisht kishte tranmetuar Mitropol nga raportimi i medieve angleze, por bëhet fjalë për përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë.