TEB
LAJMESPORT

Tifozë serbë dhe anglezë u përleshën më 16 qershor para ndeshjes në Gjermani

Një përleshje masive mes dy grupe tifozërishë ka ndodhur më 16 qershor në një bar Gjermani para ndeshjes Angli-Serbi.

Medi

Fillimisht gazetarët anglezë raportuan për përfshirjen e shqiptarëve në grindje bazuar mbi burimet e policisë gjermane.

TEB

Siç ka theksuar Faktoje.al, nuk dihet nëse ngatërresa e shtetësisë së tifozëve anglezë në përleshje ishte e qëllimshme nga policia dhe mediat britanike për të evituar që huliganët anglezë të kërkonin hakmarrje në brendësi të stadiumit në ndeshjen e mbrëmjes të asaj dite.

Megjithatë, siç sqaron artikulli i përditësuar i tabloidit Daily Mail, dhe siç transmeton Faktoje.al,  pas përfundimit të ndeshjes, në një konferencë për shtyp policia e Gelsenkirchen ka thënë se zënka e dhunshme shpërtheu mes tifozëve serbë dhe anglezë.

“Ishte një sherr mes tifozëve anglezë dhe serbë, të cilët u ndanë nga policia”, tha një zëdhënës.

Mendohet se 150 persona u përfshinë në sherrin e dhunshëm. Policia arrestoi 7 tifozë serbë dhe një tifoz anglez.

Shefi i policsë së Gelsenkirchen, Peter Both, shpjegoi rrethanat:

“Grupi i tifozëve serbë ishin në restorant dhe sigurisht hëngrën atje dhe më pas një grup më i madh tifozësh anglezë u përpoqën të hynin në këtë restorant gjithashtu. Dhe kjo është pikërisht çfarë ndezi mosmarrëveshjen. Ajo që nuk themi dot kollaj tani, sigurisht, në retrospektivë, është a ishin serbët që nuk i lanë anglezët të hyjnë apo ishin anglezët që provokuan serbët. Sigurisht, kjo vështirë të sqarohet pas ngjarjes. Fakti është që kur ata u përpoqën të hynin në lokal, kishte një përleshje të menjëhershme fizike.”

Mediat kroate raportuan se mes tifozëve serbë në lokal ndodhej edhe djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Danilo, i cili u ndalua me shumë sforcim nga shoqëruesit e tij që të mos përfshihej në hedhjet e tavolinave dhe përleshjen e dhunshme.

SQARIM:

Ky artikull është përditësuar pas verifikimit të vërtetësisë nga verifikuesit e pavarur të fakteve, Faktoje.al. Nuk bëhej fjalë për përfshirjen e tifozëve shqiptarë qysh fillimisht kishte tranmetuar Mitropol nga raportimi i medieve angleze, por bëhet fjalë për përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë.

TEBTEB