Aurora Group
LAJME

Tmerruese: Dyshohet se autobusi që u djeg dje po barte 30 mijë mjete piroteknike

Mediat në Maqedoni gjatë ditës së sotme kanë raportuar se në autobusin e Agjencisë Turistike “Besa Trans” që është djegur plotësisht duke lënë të vdekur 46 persona, kishte sasi të madhe të mjeteve piroteknike.

Sipas mediumit maqedon Infomax, autobusi po transportonte një sasi të madhe të lëndëve piroteknike që do të përfundonte në tregun maqedonoverior para festave të Vitit të Ri, transmeton Reporteri.net.

Aquapark 2

Siç raporton ky medium autobusi kishte edhe një magazinë të posaçme për transportim mallrash, që në këtë rast ishte mbushur me material piroteknik në sasinë e rreth 30 mijë fishekzjarreve.

Koha