Aurora Group
02LAJMI YTSHNETA

Tollovi e madhe në qendrën e testimit për Covid-19 në Mitrovicë, bllokohet rruga

Rruga që dërgon për në Spitalin e Mitrovicës është bllokuar tërësisht. Kjo për shkak se aty janë grumbulluar shumë vetura të qytetarëve që kanë ardhur për t’u testuar për Covid-19, shkruan Mitropol.

Numri i madh i rasteve pozitive dhe rasteve të vdekjeve të përditshme ka bërë që edhe numri i qytetarëve të interestuar për testim të rritet dukshëm.

Tripika

Tollovia e krijuar nga veturat bllokon qarkullimin dhe pamundëson edhe depërtimin e Ambulancës në rast të ndonjë urgjence.

Veç dje në Kosovë pati 24 viktima të koronavirusit dhe 890 raste të reja./Mitropol/

Koha