
Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë po vazhdon të jetë e para me 40.37% edhe pas numërimit të 40% të vendvotimeve të procesura nga Qendra Komunale e Numërimit për Asamble. Në vend të dytë është LVV me 22.41% apo rreth 18 për qind më pak.
Dallimi i votave mes dy listave për Kuvendin Komunal është goxha i madh.
Nga 34 kandidatë të PDK-së, përfshirë bartësin e listës, që po synon karrigen e kryetarit, Arian Tahiri, edhe 24 kandidatë të tjerë, kanë vota ‘treshifrore’.
Tahiri si i pari ka marrë 4,833 vota.
Pas tij është Fisnik Suma është me 327 vota. Në vend të tretë Shkëlqim Ibrahimi me 253 vota.
Ndërsa Majlinda Kurti, si gruaja më e votuar e kësaj liste, ka gjithsej 247 vota
Dhe i pesti është Artan Berisha me 223 vota.








