Medi
KOSOVËLAJME

Tragjike: Gruaja 34-vjeçare shtatzënë i jep fund jetës me armë zjarri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten në një familje në Shtërpcë, ku një grua u gjet e vdekur dhe dyshohet se i dha fund jetës me armë zjarri. Kjo ngjarje e dhimbshme ka tronditur familjen, teksa u zbulua se viktima ishte edhe shtatzënë, në muajin e katërt të shtatzënisë.

Sinjali raportoi se e ndjera është një 34-vjeçare, e cila për motive akoma të panjohura, qëlloi veten me armë brenda shtëpisë, pas mesnate.

Premium Store

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima që vdiq tragjikisht është Dragana Stankoviq, e cila la pas vetes një fëmijë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Bazuar në informacionet e para që ka Sinjali, pas ekzaminimeve nga ana e mjekëve janë vërejtur hematome në trupin e të ndjerës.

Bashkëshorti i saj e ka njoftuar Policinë dhe ekipin mjekësor se bashkëshortja e tij ishte në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ku edhe është sekuestruar arma që dyshohet se u përdor nga viktima.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për zbardhjen e këtij rasti mjaft të rëndë.

Koha