IN MEMORIAMKOSOVËLAJMESHQIPËRI

Tragjike: Mbytet në det një pushues nga Kosova, ngjarja ndodhi në plazhin e Shën Gjinit

Duket se brigjet shqiptare janë kthyer në “macë të zezë” për pushuesit nga Kosova, për faktin se pothuajse çdo verë një numër i konsiderueshëm i kosovarëve po vdes në to, shkruan Mitropol.

Derisa ditë më parë u raportua për mbytjen e një personi në brigjet e Velipojës, sot mediat në Shqipëri kanë njoftuar se në brigjet e Shëngjinit ka vdekur një kosovar tjetër.

Weelnes

Viktima besohet se është një 79 vjeçar mashkull turist nga Republika e Kosovës i cili është mbytur në det. Mediat njoftojnë se ngjarja ka ndodhur diku rreth orës 17:25 minuta. /Mitropol/

Weelnes