Një rast i rëndë ka ndodh para pak minutash në Vranjevc të Prishtinës. Për motive akoma të panjohura, një grua ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj.
Siç mëson Gazeta Sinjali gruaja e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku, rreth 55 vjeçe.
E dyshuara tashmë është arrestuar, ndërsa vendi ku ndodhi krimi është rrethuar me shirita.
Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion.
Akoma s’dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i rëndë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.