
Rada Trajkoviq ka treguar dëmtimet që i janë shkaktuar asaj nga ndalimi i policisë serbe në kufirin me Kosovën.
Trajkoviq, e cila është këshilltare ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, në llogarinë e saj në “Twitter”, ka postuar disa fotografi ku shihen të mavijosura gjymtyrët e saj trupore.
Ajo ka thënë se gjatë mbajtës është torturuar, duke mos i ofruar as ujë.
“Nëse po flasim për torturat e serbëve nga Kosova, çfarë do të bëjmë me gruan serbe nga Kosova që u mbajt nën qiellin e kthjellët, në mes të dhjetorit, për 24 orë pa asnjë shishe ujë, ushqim dhe ilaçe? Më kot përpiqeni të relativizoni torturën: flasin provat”, ka thënë Trajkoviq.
Para pak ditësh, Trajkoviq është ndalur nga policia serbe në kufirin me Kosovën. Gjatë mbajtjes, asaj i është përkeqësuar gjendja dhe pastaj me ambulancë është dërguar në spital./Nacionale/








