Market Florenti
02LAJME

Traktorët dalin “problematikë” në Vushtrri e Skenderaj

 

Të dielën u raportuan në polici tre raste të aksidenteve me traktorë.

Medi

Një rahovecas me inicialet I.D. tani gjendet në mjekim intensiv nga lëndimet e aksidentimit me mjetin e bujqësisë.

62 vjeçari raportohet se ishte rrokullisur me mjetin e punës në fshatin Celinë të Rahovecit.

Një vajzë nga Vushtrria ishte lënduar derisa ishte në rimorkion e traktorit, ndërsa dy burra në Skenderaj derisa po punonin në pyll.

Në shpeshtimin e rasteve sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj, ndikim ka mjeti që vozitet si dhe njohuritë e drejtuesit për vendin ku do ta drejtojë traktorin.

“Këto mjete së shumë i frekuentojnë arat, fushat dhe malet, që do të thotë se i përdorin disa rrugë të cilat i karakterizojmë si rrugë të rrezikshme.” tha Dedaj.

Ai deklaroi se sipas statistikave të paktën 3 persona vdesin në vit nga aksidentet me traktorë.

Koha