Premium Store
02KOSOVËLAJME

Tre kamionë largohen nga rruga që çon në Jarinjë

Tre kamionë deri më tash janë larguar nga rruga që çon për në pikën kufitare në Jarinjë.

Kështu ka raportuar t7, nga vendi i ngjarjes.

Medi

Qeveria e Kosovës dje pas një takimi me abasadorin amerikan, ku e pranishme ishte edhe presidentja Osmani, mori vendim që të shtyhet për një muaj vendimi për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Këtë vendim qeveria nuk e ka zbatuar, pasi kërkesë ishte që më 1 gusht të largohen të gjithë kamionët dhe automjetet tjera nga rrugët që çojnë për një dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak.

Gjatë së dielës u shënuan disa incidente Policia konfirmoi se në veri pati të shtëna me armë zjarri dhe disa qytetarë u maltretuan në kufi. Në disa vende policia tha se është shtënë edhe ndaj njësiteve policore, por që nuk ka asnjë të lënduar.

Koha