Tre kosovarë tentuan të fusnin pajisje bujqësore në Serbi, u ndaluan nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar tre të dyshuar në fshatin Koshuticë të Leposaviqit dje rreth orës 13:20, njofton “Mitropol”.
Të dyshuarit janë ndaluar afër kufirit Republika e Kosovës – Serbi me veturë me targa të huaja.
Të dyshuarit kishin të ngarkuara pajisje bujqësore dhe mjete pune, të cilat dyshohet se kanë tentuar ilegalisht t’i kalojnë në territorin e Serbisë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, kurse automjeti me mall është dërguar në terminal doganor./Mitropol/








