Dukato 2
KOSOVËLAJME

Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku në Komoran

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Komoran.

Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Weelnes

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se me rastin është duke u marrë njësia përkatëse.

“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, tha Krasniqi.

Active 1