KOSOVËLAJME

Tre policë të Kosovës u mbajtën të ndaluar nga autoritetet serbe në kufirin Serbi – Kroaci, u liruan para pak minutash

Rreth 600 qytetarë të Kosovës u ndalën mbrëmë nga autoritetet serbe në kufirin Serbi – Kroaci dhe Serbi – Hungari pa asnjë bazë ligjore.

Pas më shumë se 18 orë ndalimi arbitrar, një pjesë e tyre janë lejuar të vazhdojnë rrugëtimin.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

Por 3 policë të Kosovës, shqiptarë, u mbajtën të ndaluar nga autoritetet serbe në kufirin Serbi – Kroaci deri para pak minutash kur u liruan.

Burime të Veriu.info bëjnë ditur se inicialet e dy prej zyrtarëve policor të ndaluar ishin R.P., R.S.

Siç thonë burimet, policët e Kosovës, shqiptarë, ishin duke udhëtuar privatisht, pra jashtë detyrës zyrtare.

Ata u vizituan nga zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.