
Tre serb kosovarë janë futur ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, me ç’rast kanë kryer veprën e kalimit të paautorizuar të kufirit, shkruan “Mitropol”.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bistricë të Leposaviqit në veri të vendit më 24 shtator në ora 20:30.
Me datë 26.09.2023 njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuarit serb.
”Të dyshuarit, gjatë intervistimit kanë pohuar se kanë kryer veprën e cekur”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Mitropol/








