KOSOVËLAJME

Tre shqiptarë dënohen me nga 15 vjet burg për tentativë grabitjeje të 500 kg kokainë në Zvicër

Gjykata Penale e Basel-Landschaftit dënoi tre shqiptarë me nga 15 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për përpjekje për të marrë 500 kilogramë kokainë të fshehur në një kontejner me kafe nga Brazili.

Droga, me pastërti 97–100% dhe vlerë rreth 60 milionë franga, u zbulua në fabrikën Nespresso në Romont pasi të pandehurit nuk arritën ta gjenin kontejnerin në terminalin Swissterminal në Frenkendorf.

Aurora Group

Ata u shpallën fajtorë për shkelje të rënda të Ligjit për Narkotikët. Vendimi nuk është ende përfundimtar.

Premium Store