KOSOVËLAJME

Tre të mitur tentojnë ta grabisin një vajzë, Policia arrin t’i kap

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Viktimë e një rasti të tillë ka qenë dje një vajzë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, e cila është përballur me tre persona.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur teksa viktima ishte duke ecur, kur papritmas e ndaluan të dyshuarit dhe nën kërcënimin e thikës, i kërkuan para.

Në pamundësi për të grabitur paratë, të dyshuarit ikën por pasi rasti u denoncua, Policia arriti t’i arrestojë.

Të njëjtat burime thonë se bëhet fjalë për tre të mitur, të cilët janë shoqëruar më pas në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, të miturit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar rasti.