Aurora Group
KOSOVËLAJME

Tre vëllezër biznesmenë i dhurojnë 100 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Pronarët e klubit të natës “Venom Kosova” kanë njoftuar se do t’i dhurojnë 100 mijë euro për Fondin e Sigurisë, shkruan Mitropol.

Biznesmeni Tomë Duhani ka njoftuar se ai dhe dy vëllezërit e tij, Gjon e Alex Duhani, do ta derdhin këtë shumë të parave në llogaritë e Fondit Kosovarë për Siguri, i krijuar dje me vendim të Qeverisë.

Aurora Group

Megjithatë, në njoftimin e tyre, ata merita për themelimin e këtij fondi i japin shefit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

“Me 25-12 2021 ne Ratishe të Deçanit foli ish-kryeministri Ramush Haradinaj për krijimim e Fondit të Sigurisë së Kosovë. Ku aty i premtuam kryeministrit Haradinaj se ne vëllezërit Duhani,Gjoni, Toma dhe Alex do i dhurojmë 100.000€. Urime Kosovë!” kanë shkruar ata në postim./Mitropol/

Roadside