Premium Store
KOSOVËLAJME

Trepça konsolidon mbi 400 milionë euro pasuri në 11 komuna të Kosovës

 

Ndërmarrja Trepça njofton opinionin publik se gjatë vitit 2025 është realizuar për herë të parë konsolidimi i plotë i pronësisë së pasurive (parcelave) të saj, me pajisje me fletë posedimi dhe kopje planesh kadastrale, shkruan Mitropol.

Premium Store

Viti 2025 shënon një kthesë të rëndësishme për Trepçën, pasi janë evidentuar gjithsej 1,258 hektarë tokë, të ndara në 2,122 parcela, të shpërndara në 11 komuna të Republikës së Kosovës.

Të gjitha këto prona janë futur në sistemin përkatës, janë verifikuar në terren dhe janë vlerësuar sipas Hartave të Zonave të Vlerësimit në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave – Departamentin e Tatimit në Pronë.

Vlera e përgjithshme e këtyre pasurive tejkalon 400 milionë euro, duke përbërë një aset të rëndësishëm strategjik për Ndërmarrjen Trepça dhe për ekonominë e vendit.

Ndërmarrja Trepça mbetet e përkushtuar në menaxhimin transparent dhe të qëndrueshëm të pasurive të saj, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe interesit publik.

Premium Store