
KF Trepça ka barazuar pa gola me Lirinë e Prizrenit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Parë të futbollit kosovar, shkruan Mitropol.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit “Përparim Thaçi” në Prizren, përfundoi me rezultat 0:0.
Barazimi në Prizren ka ndikuar që “xehëtarët” pas dy ndeshjeve t’i grumbullojnë 4 pikë, teksa në javën e ardhshme ata presin KF Vëllaznimin nga Gjakova. /Mitropol/








