Market Florenti
02LAJMESPORT

Trepça mposht Pejën ruan kreun e tabelës, statistikat e lojtarëve

Trepça ka mposhtur Pejën me rezultat 87:93 në ndeshjen basketbollistike të luajtur në palestrën “Karagaçi”, në Pejë, shkruan Mitropol.

Në këtë ndeshje shkëlqeu amerikani i minatorëve Ty Cockfield me 25 pikë 2 kërcime dhe 2 asistime.

Medi

Përveç Cockfield, në fitoren e Trepçës me pikë dyshifrore ishin: Drilon Hajrizi me 15 pikë 9 kërcime dhe 3 asistime, Blackshear me 12 pikë 10 kërcime, Gordon me 10 pikë 5 kërcime dhe 1 asistim, dhe Amin Hott me 10 pikë 4 asistime dhe 4 kërcime.

Trepça me këtë fitore ruan kreun e tabelës. /Mitropol/

Koha