Medi
02LAJMESPORT

Trepça pret Sigal Prishtinën në “Minatori”, ka një kërkesë të rëndësishme për tifozët

Sonte palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë skena e përballjes mes KB Trepçës dhe Sigal Prishtinës, në kuadër të ndeshjes së dytë të Kupës së Kosovës. Ndeshja do të fillojë në ora 18:30, ndërsa biletat do të jenë në shitje nga ora 11:00 në FanShop-in zyrtar të klubit.

KFC

Klubi i Trepçës u bën thirrje të gjithë tifozëve që të jenë pjesë e kësaj sfide të rëndësishme dhe të mbështesin ekipin deri në sekondën e fundit të lojës.

TEB

Për më tepër, tifozëve u bëhet apel për të respektuar rregullat e palestrës, duke shmangur hedhjen e sendeve në parket, në mënyrë që të ruhet atmosfera sportive dhe të mos rrezikohet ndonjë penalizim për ekipin.

“Mbështesni me zemër, brohorisni dhe tregoni shembullin më të mirë të tifozërisë! Ju duhemi në çdo moment, deri në fishkëllimën e fundit,” thuhet në njoftimin e klubit.

Market Florenti