Premium Store
02EKONOMIKOSOVËLAJME

Trepça rikthen pronat dhe hap rrugën për një nga projektet më strategjike minerare nëvend a “Çuka e Batllavës”

Kthimi i pronave në Komunën e Podujevës po shënon një kapitull të ri për Trepçën dhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës, shkruan Mitropol.

Në një proces që konsiderohet jetik për konsolidimin institucional dhe ekonomik të ndërmarrjes, Trepça Sh. A. ka rikthyer në kontroll pronat e saj në territorin e Komunës së Podujevës, duke vendosur themele të forta për realizimin e projekteve strategjike afatgjata. Ky hap nuk është vetëm juridik, por thellësisht zhvillimor, pasi krijon siguri pronësore dhe hap rrugë për investime reale në sektorin minerar.

Market Florenti

Rikthimi i këtyre pronave përbën një moment kyç për Trepçën, e cila tashmë ka në dispozicion një bazë të qartë dhe të padiskutueshme për zbatimin e projekteve madhore. Një ndër projektet më të rëndësishme që mbështetet drejtpërdrejt nga ky zhvillim është projekti minerar “Çuka e Batllavës”, i konsideruar si një nga projektet më premtuese në fushën e shfrytëzimit minerar në Kosovë.

Postimi:

PRONAT E RIKTHYERA HAPIN RRUGËN PËR “ÇUKA E BATLLAVËS”

📍 Kthimi i pronave po hap rrugën për projekte strategjike të Trepçës dhe investime reale.
Në Komunën e Podujevës, Trepça po rikthen kontrollin mbi pasurinë e saj, duke krijuar një bazë të sigurt për zhvillim dhe zbatim të projekteve madhore.

⛏️ Kjo pronë e rikthyer mbështet drejtpërdrejt projektin minerar “Çuka e Batllavës”, i cili bazohet në prona të sigurta dhe rezerva të verifikuara minerare.

📊 Sipas studimit të fizibilitetit Nr. P. 36 datë 13.01.2023:

✅ Rezerva minerare rreth 11 milion ton
✅ Prodhim i planifikuar rreth 350,000 ton në vit
✅ Të hyra vjetore mbi 42 milion USD
✅ Fitim neto vjetor rreth 16 milion USD
✅ Kthim i investimit brenda 15 muajve
✅ Jetëgjatësi e projektit mbi 30 vite

Premium Store