
KB TREPÇA ka arritur ta mposht KB Prizrenin në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, shkruan Mitropol.
Trepça e mposhti Prizrenin me rezultat 93:78, në një ndeshje të cilën e dominoi që nga çereku i dytë.
Lojtarët më efikas të Trepçës në këtë ndeshje me pikë dyshifrore ishin: Cockfield, Gordon, Hajrizi, Haxhiu dhe S. Zekiqi.
Trepça në këtë ndeshje luajti një mbrojtje mjaftë të ngjeshur, gjë që i solli edhe fitoren në Prizren. /Mitropol/







