Tronditen Adriatik Kelmendi, Blendi Fevziu, Berat Buzhala… Mark Zuckerbergu, Facebook’u ua fshinë qindra mijëra ndjekës

Siç duket ky ishte një gabim i rrjetit më të madh social në botë, sepse është pak e besueshme që shefi i këtij gjiganti, Mark Zuckerberg, të ngelet vetëm me 9000 ndjekës. Megjithatë shumë prej këtyre njerëzve për një moment ngelën pa frymë.
Shumë përdorues të Facebook-ut, papritur janë përballur me një rënie të madhe të numrit të ndjekësve të tyre, përfshirë edhe vetë CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg ku nga 119 milionë ndjekës, numri i ndjekësve të tij kishte rënë në 9 mijë e 994.

Lidhur me këtë çështje, deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë nga Facebook dhe as nga Zuckerberg, por mediat kanë raportuar se “rënia e papritur e numrit të ndjekësve ka qenë për shkak të një gabimi në rrjet”.
Përveç Zuckerberg, me rënie të ndjekësve janë përballur edhe figura publike nga Shqipëria e Kosova, nisur me gazetarin Berat Buzhala, Adriatik Kelmendi e Blendi Fevziu. Secili nga emërat e lartëpërmendur ka pasur një numër të madh ndjekësish – mbi 100 mijë, e me gjasë mund të jenë tronditur, kur papritur kanë parë një rënie të madhe të numrit të ndjekësve të tyre
Në profilin e Buzhalës, nga 128 mijë e 141 ndjekës papritur numri kishte rënë në 9 mijë e 878.

Njëjtë, i tronditur, mund të ketë mbetur edhe një nga figurat më popullore në medien shqiptare. Pra Blendi Fevziu, autor i emisionit të njohur Opinion, për një moment u bë krejtësisht i panjohur në Facebook. Në krahasim me realitetin, e ku ai ka mbi 130 mijë ndjekës, z.Fevziu ra në pak mbi 9 mijë të tillë.
Edhe drejtori i Klan Kosovës u zgjua në mëngjesin e së mërkurës me më pak ndjekës. Shumë më pak se që realisht ai ka. Nga mbi 100 mijë ndjekës, ai ra në 9 mijë të tillë.

Se çfarë do të ndodh, mbetet të shihet.







